Në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës ka ndodhur një aksident rrugor, ku një automjet ka përplasur një grua 82 vjeçe gjatë kalimit të rrugës.
Nga informacionet paraprake dyshohet se e moshuara po lëvizte nga njëri krah i rrugës drejt tjetrit në momentin kur u godit. Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit e dërgoi atë në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Sipas mjekëve, 82-vjeçarja ka marrë dëmtime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa vijon puna për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
