Edukatorja e kopshtit “Ismet Nanushi”, Elida Sula, ka folur për rindërtimin e institucionit në fjalë.
Përmes një postimi në UNDP Albania, ajo ka theksuar se kushtet e reja që ofron kopshti, i vijnë në ndihmë një komunitetit të gjerë.
Projekti është financuar nga Bashkimi Europian dhe UNDP Albania, të cilët bënë të mundur që gjithçka t’i rikthehet komunitetit dhe fëmijët të ndihen më të lumtur.
“#VoicesOfEU4Schools
��� Elida Sula është edukatore prej 15 vitesh në kopshtin “Ismet Nanushi” në Kullë të Durrësit, një objekt arsimor i ndërtuar para disa muajsh falë Programit #EU4Schools. Për Elidën, kolegët e saj, fëmijët, prindërit dhe mbarë komunitetin, kopshti i sotëm është “një realitet më i bukur se vetë ëndrra”.
������
“Në 15 vite punë në të njëjtin ambient me shumë mangësi, puna më ishte kthyer si një mision që isha zotuar ta kryeja dhe i qëndroja atij zotimi. Jam përpjekur të mos lija mangësi si mësimdhënëse ndaj fëmijëve dhe obligimeve të mia me aq sa kushtet na e lejonin. Por në realitet ndihesha e pamotivuar, jetoja një përditshmëri të njëjtë, një orar pune pa alternativa kënaqësie mësimore-edukative, ishte një detyrë ku më shumë më falte pakënaqësi. Gjatë kohës së ndërtimit të kopshtit, kur objekti nisi të marrë formën e tij, ishte periudha që ne i numëronim punët që po kryheshin, merrnim informacione se çfarë është bërë, çfarë ka mbetur – u bëmë “inspektorë” dhe “peng” i një pritjeje të ëmbël, por të padurueshme ku për syrin tonë dukej punë e përfunduar.
4 Mars 2022, ishta dita e parë e kopshtit pas ndërtimit. Ishte një ditë kur prindërit harronin të na përshëndesnin. Atë ditë kam parë shprehi fytyrash që nuk dija t’i lexoja, sy që shndrisnin dhe buzë që bëlbëzonin. Tashmë, pas 15 vitesh punë, e them me bindje që unë jam duke shijuar mësimdhënien e profesionit tim, po ndjej kënaqësinë e të punuarit me fëmijët, po marr atë energji që kam nevojë. Falë Bashkimit Evropian dhe UNDP, unë dhe koleget e mia e hapim portën kryesore të motivuara dhe plot dëshirë për të punuar me fëmijët. Mirënjohëse ndaj “EU4Schools”, sepse programi nuk ka ndërtuar vetëm një kopsht ku asgjë nuk na mungon, por ka ndërtuar njëkohësisht edhe një “kështjellë motivimi” që i jep jetë brezave që janë dhe atyre që do të vijnë”.
������ℹ️ Me ndërtimin e kopshtit “Ismet Nanushi” përfitojnë drejtpërdrejtë 120 fëmijë, 5 mësues dhe 3,500 banorë të komunitetit. Ai është një prej 25 objekteve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani falë “EU4Schools”. Programi financohet nga #BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga #UNDPAlbania, i cili ka siguruar gjithashtu një investim prej 765,000 Euro. Fokus i programit është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues.
#EU4Schools #BEpërShkollat ������
#RindërtojmëMëMirë #RindërtojmëSëBashku
European Union in Albania”, thuhet në njoftimin e UNDP Albania./albeu.com/