Kontrollorët e Rinasit lihen të lirë, 3 vijojnë të mbahen në ambientet e policisë

Janë liruar 25 kontrollorët të cilët u shoqëruan nga policia për shkak të bllokimit të punës së tyre ku si pasojë janë ndërprerë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”.

Momentalisht nga 28 të shoqëruarit në fillim, vetëm tre prej tyre vijojnë të mbahen në ambientet e policisë.

Ndaj kontrollorëve ka nisur dhe një hetim nga Prokuroria për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa kjo çështje rindezi zjarrin në politikën shqiptare.


Shtuar 8.04.2021 10:11