Kontrolli i policisë në kampin e MEK në Manzë, Meta: Mungesë transparencë dhe profesionalizmi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me pëtplasjen e policisë sot me banorët e kampit MEK në Manzë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thotë se ngjarja e sotme është dëshmi e qartë e mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Meta dejkalorn ndër të tjera se dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

Reagimi i plot

Ngjarja tepër e rëndë sot në Kampin ASHRAF të Muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.
Kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunes, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.


Shtuar 20.06.2023 15:25

Tags: ,