Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku protagonist është një shqiptar. Një i ri shqiptar, 35-vjeç Erlin Hasa ka qëlluar me thikë plot 62 herë një shtetas rumun, 43-vjeç, Marian Savu. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një feste me kokainë mes tyre dhe disa miqve të tjerë në Bermingham, Angli.
Dinamika e kësaj vrasje u tregua nga prokurori çështjes në seancën e parë gjyqësore Birmingham Crown Court. Shqiptari Erlin Hasa 35 vjeç mohoi akuzat për vrasje.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë:
Shqiptari dhe rumuni po festonin me miqtë e tyre në një festë ku konsumuan kokainë. Rreth orës 2 të mëngjesit, kur Savu po qëndronte në telefonin e tij, i është afruar shqiptari në mënyrë miqësore duke i hedhur krahun, por duke i ngulur pabesisht tehun në trupin e viktimës.
Hasa nuk ndaloi dhe qëlloi vazhdimisht në qafë dhe në trup rumunin edhe gjatë kohës që ai u mundua ti largohej.
Shqiptari, Erlin Hasa i është turrur nga pas rumunit duke e qëlluar sërish deri në 62 herë.
Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.
Sipas raporteve mjeko-ligjore viktima se vdiq duke u mbytur nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë një venë./ albeu.com/