Që të mos shtoni peshë, ushqehuni me këto 7 ushqime të shijshme
Shega
Është shumë e vështirë të gjesh një frut të shijshëm tani në dimër, përveç shegës. Ajo ka sezonin e saj që nga fundi i vjeshtës deri në mesin e sezonit të dimrit. Kokrrat e kuqe të shegës janë të shijshme, pa kalori dhe mund t’i konsumoni si karamele. Ato janë të pasura me fibra, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Gjysmë kupë me kokrra të shegës përmban gati 15% të fibrave që ju duhen çdo ditë.
Mente
Mund të mos keni rritur shumë mente në kopsht vitin që shkoi. Megjithatë, mund të gjeni gjethe të freskëta të saj në shumë dyqane ushqimoresh. Mentja ju ndihmon që të humbisni peshë lehtë. Një studim i kryer nga Universiteti Wheeling Jesuit zbuloi se kur vullnetarët nuhatën erën e mentes çdo dy orë për 5 ditë, hëngrën 1800 kalori më pak se ata që nuhatën diçka tjetër. Më pak kalori do të thotë peshë më të ulët shkruan Shëndeti.
Grejpfruti (portokall i shartuar me shegë)
Grejpfruti është më i shijshëm në dimër. Ky frut ndihmon gjithashtu për të rënë në peshë. Një grup të rriturish obezë konsumuan gjysmë grejpfruti në ditë para çdo vakti për 12 javë dhe humbën mesatarisht 7% të peshës trupore. Përveçse i pasur me ujë, grejpfruti është gjithashtu një nga burimet kryesore të vitaminës C, që ndihmon për djegien e yndyrave gjatë stërvitjes.
Bollguri
Një tas me bollgur të ngrohtë siguron 4.5 gramë fibra, që mund t’ju mbajnë të ngopur për disa orë. Një studim i Universitetit të Kolumbisë zbuloi se kur njerëzit hanë bollgur për mëngjes, ata konsumojnë 50% më pak ushqim në drekë, krahasuar me njerëzit që hanë kornfleiks për mëngjes.
Bizele
Mund të bëni një supë shumë të shijshme me bizele. Me 16 gramë fibra, që gjenden tek një kupë me bizele të gatuara, ju do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.
Speci kuq djegës
Shtoni një lugë piper nga speci i kuq djegës tek pula e pjekur ose fasule. Speci i kuq djegës përmban kaspaicin, një substancë kimike që përshpejton metabolizmin.
Ky përbërës mund të aktivizojë gjithashtu receptorët që djegin yndyrat dhe kaloritë.
Elbi
Ashtu si bollguri, edhe elbi është i pasur me fibra, sidomos me një lloj fibre të tretshme, e quajtur ‘beta-glukanë’. Ky lloj fibre mund të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe ato të insulinës.
Gatuajeni atë me qumësht dhe fruta për mëngjes, ose përgatitni një sallatë dimërore me elb të ngrohtë, fasule dhe perime.