Hani këto ushqime, janë plot me lëndë ushqyese dhe do t’ju ngopin shpejt

Disa sende ushqimore kanë shumë lëndë ushqyese dhe mund të na ngopin shpejt dhe nuk do të shtojmë peshë prej tyre.

Kur përpiqeni të humbni peshë, është shumë e vështirë të abstenoni nga ushqimi. Megjithatë, ka ushqime që mund t’i hani pa shtuar peshë.

Avokado përmban shumë yndyrna të shëndetshme dhe fibra që japin ngopje.

Falë kaliumit avokadot ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Bollguri ka beta glukan, një fibër e tretshme që ngadalëson tretjen, gjë që na bën të ndihemi të ngopur.

Bollguri gjithashtu kontribuon në shëndetin e kockave sepse përmban kalcium dhe magnez, të cilët mbështesin përthithjen e kalciumit duke aktivizuar vitaminën D.

Banania është një burim i mrekullueshëm i fibrave, të cilat ngadalësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes dhe në këtë mënyrë na ndihmojnë të mos ndjejmë uri për orë të tëra. Ajo është gjithashtu një burim i karbohidrateve që sigurojnë energji. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 20:16

Tags: