Konsultimet me presidentin Begaj, Klosi sugjeron 11 majin për zgjedhjet: Të ketë më shumë kohë për votën e Diasporës

Partia Socialiste i ka propozuar Presidentit të Republikës 11 majin, për zgjedhjet parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që të lihet më shumë kohë për votën e Diasporës.

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet.

Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi të procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.


Shtuar 25.11.2024 13:01