Konkurron sot në zgjedhje, faktet që mund të mos i dini për Macron!

Në Francë po zhvillohet gara për president.

Macron thotë se arritjet e tij më të mëdha kanë qenë ulja e papunësisë dhe taksave, si dhe shpenzimet më të larta kanë qenë për sigurinë. Ai e bëri më të lehtë për kompanitë shkarkimin e punëtorëve dhe futi ligje të ashpra sigurie për të luftuar terrorizmin.

Por ai u detyrua të hiqte një taksë të propozuar për karburantin në vitin 2018 pas disa javësh trazirash nga protestuesit jelekverdhë.

Reforma të tjera, duke përfshirë një premtim për të ulur shkallën e papunësisë nga më shumë se 10% në 7% deri në vitin 2022, u goditën nga pandemia Covid, megjithëse papunësia aktualisht është ulur në 7.4%.

Faktet që mbase nuk i keni ditur!

Ai u bë presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare

Një ish-bankier dhe ministër i ekonomisë që nuk ishte zgjedhur asnjëherë deputet.

I martuar me ish-mësuesen e tij të dramës, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai.

Perceptimi për të është se ai nuk ka kontakt, me njerëzit e zakonshëm./dritare.net/