Konfliktohen kushërinjtë në Belsh, godasin njëri-tjetrin me sëpata

Në fhsatin Dushk në Belsh dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjerin, duke u goditur me sëpata. Ata tashmë ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk,  Belsh,  shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 09:26