Klima gjatë këtyre zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, me përjashtim të disa incidenteve të vogla. Një i tillë ndodhi sot në Rrogozhinë, ku është raportuar për një konflikt midis disa persona.
Dyshohet se sherri ka ndodhur për votat, ndërsa mësohet se ka pasur edhe prezencë të shtuar të forcave policore të cilat kanë ndërhyrë në ngjarje.