Konflikti mes të rinjve në Lezhë/ Arrestohen dy persona që ishin shpallur në kërkim, dy të tjerë ende në arrati

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e konfliktit të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025 në qytetin e Lezhës, si dhe të veprimeve operacionale për kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje, shërbimet e Policisë kanë finalizuar me sukses arrestimin e dy shtetasve të shpallur më herët në kërkim.

Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Blutë  kanë  sekuestruar gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur gjatë ngjarjes.

 Në vijim të veprimeve hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër shtetas i mitur, 15-vjeçar  i dyshuar si i përfshirë në këtë konflikt.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.

Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.04.2025 11:21