Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet të mprehtë (thikë), një 41-vjeçar, banues në Kuçovë.
Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com