Konfirmohet lidhja! Princ Leka me fotografen Blerta Celibashi “arratisen” nga Shqipëria

Disa ditë më parë në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Princ Leka kishte nisur një lidhje të re me fotografen Blerta Celibashi.

Edhe pse asnjëri nuk e mohoi dhe nuk reagoi në lidhje me lajmin, mesa duket zërat janë “vulosur”.

Princ Leka dhe fotografja janë arratisur nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm të lidhjes së tyre.

Sipas JOQ, ata janë parë së bashku në aeroportin e Budapestit duke iu shmangur syve kureshtarë. Duket se lidhja e shumë-përfolur ditët e fundit në media sapo u konfirmua!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Prej kohësh është përfolur ndarja e çiftit mbretëror ku aludohej se gjërat mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës nuk po shkonin mirë. Madje ka patur aludime në media edhe për tradhti nga ana e këtij të fundit ndaj princeshës.


Shtuar 31.12.2023 09:41