Konfirmohet blerja e votave në Dibër! Arrestohen dy shtetasit në makinën plot para

Ditën e sotme Policia e Dibrës ka konfirmuar veprën penale të blerjes së votave, pasi një makinë u kap në Maqellarë, Bulqizë dhe në të u gjetën tufa me para, karta ID dhe lista zgjedhësish.

Policia bën me dije se në pranga kënë rënë shtetasit “A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër…”

“Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik…”- njofton ndër të tjera policia.

Rikujtojmë se ishin mbështetësit e PD që ndaluan dhe mbajtën peng makinën në të cilën dyshohej se gjendeshin para për të blerë vota.

Në makinë gjendej Denis Gjoli, vënë në pranga, i cili është punonjës në administratën e bashkisë Maqellarë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.04.2021 11:57