Konfirmimi i Variantit “Delta”, Komiteti i Ekspertëve mblidhet për të njoftuar masat e reja

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi praninë e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri. Ndërsa sot është njoftuar se do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të njoftuar nëse do të ketë masa të reja apo jo.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 13:00.

Kujtojmë se pas mbërritjes së Deltas në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apeloi të gjithë të vaksinohen dhe të tregojnë kujdes.

Varianti Delta është i pranishëm në shumë vende të botës dhe donimon  në numrin e rasteve të reja. Ai është më i ngjitshëm se Covid-19, por me simptoma më të lehta./albeu.com