Konfikti i vëllezërve për prona/ Policia sqaron ngjarjen e rëndë në Lushnje

Policia e Lushnjes, ka sqaruar ngjarjen e rëndë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një sherr të përgjakshëm me njëri-tjetrin, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër.

Sipas uniformave blu, të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lushnje/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77- vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sëpatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


Shtuar 6.03.2024 09:25