Komshinjtë i shpëtojnë jetën të moshuares në Durrës, gjendet pa jetë brenda banesës

Komshinjtë kanë shpëtuar jetën e një të moshuare në Durrës në lagjen 4.  e cila nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre.

Këta të fundit, të frikësuar për shëndetin e të moshuarës, kanë njoftuar me urgjencë Policinë dhe zjarrfikëset.

Këta të fundit kanë arritur që të futen në banesë dhe e kanë gjetur të moshuarën në dysheme në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila ka shkuar për ta dërguar drejt spitalit rajonal.

Deri më tani është bërë me dije se banonte në katin e 4-t të një prej pallateve të lagjes numër 4 të qytetit, përballë të ashtuquajturit ish-pallati i VIP-ave.

 

 


Shtuar 31.03.2021 22:34