Kompjuterat e qendrave të vaksinimit në Romë të Italisë kanë rënë pre e “hakerave”. Si rezultat, miliona të dhëna të personave të vaksinuar kanë rënë duar e “hakerave”.
Në këto të dhëna përfshihen edhe ato të Presidentit Sergio Matarella dhe kryeministrit Mario Draghi, të cilët thuhet se janë vaksinuar në kryeqyetin Italian, informon alebu.com
Sipas rezultateve të para të hetimit, ky është një “sulm kibernetik” që mendohet të jetë kryer që nga Gjermania.
Sipas shtypit, ata që ishin përgjegjës për përvetësimin ilegal të të dhënave personale, në mënyrë që sistemi elektronik i rajonit të Romës të jetë në gjendje të funksionojë përsëri normalisht, dyshohet se kërkuan një “shpërblim” në formën e një monedhe elektronike “bitcoin” .
Gazeta La Repubblica shkruan se “siguria kombëtare e Italisë u rrezikua” dhe se u është kërkuar ndihmë ekspertëve nga vendet e tjera evropiane për t’u marrë me këtë sulm kibernetik.
Prokuroria e Romës po merret me këtë rast të rëndë në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet sekrete italiane.
Përveç kësaj që ka ndodhur, një pasojë tjetër mund të jetë ngadalësimi i fushatës së vaksinimit./albeu.com