Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për hapjen e dosjeve

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ranë sot dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Alibeaj prezantoi amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar” “sekret shtetëror”. Sipas propozimit të tij dosjet nuk do të jenë më sekret.

Nga ana tjetër me vendim të Partisë Socialiste, certifikatat e dhëna nga komisionet Bezhani e Mezini, do të jenë të pavlefshme.

Ndërkohë kundërshti ka pasur nga Partia e Lirisë, e cila pretendoi se kryeministri Edi Rama po e përdor Autoritetin e Dosjeve për të sulmuar kundërshtarët e tij në politikë./albeu.com/