Komisioni i 6 janarit pritet të rekomandojë ngritjen e akuzave penale ndaj Trump

Jamie Raskin konfirmon se komiteti po rekomandon katër akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump. Mes tyre; pengimi i një procedimi, komplot për të mashtrim në SHBA, komplot me deklarata të rreme dhe nxitje për kryengritje.

Kjo nuk do të thotë se janë akuza zyrtare penale – pasi i takon departamentit të drejtësisë të akuzojë individët – është një rekomandim.

“I yni nuk është një sistem drejtësie ku ushtarët shkojnë në burg dhe drejtuesit e grupit marrin liridalje,”-thotë Raskin, një demokrat nga Maryland. Ndërkohë që Departamenti i drejtësisë po kryen hetimet e veta të veçanta për trazirat.


Shtuar 19.12.2022 20:35