Komisioni Evropian paralajmëron: Mos hapni llogari në rubla për gazin rus, do ishte shkelje e sanksioneve të BE

Hapja e llogarive në rubla në bankat ruse për të paguar gazin do të shkelte sanksionet e BE-së kundër Rusisë, konfirmoi Komisioni Evropian në dokumentet e tij udhëzuese të përditësuara.

Vendet e BE-së i kishin kërkuar komisionit për qartësi se si të vazhdonin ligjërisht blerjen e karburantit rus pasi Moska kërcënoi të ndërpresë furnizimet për ata që nuk paguajnë në rubla.

“Kjo shkon përtej indikacioneve që ne u japim vendeve anëtare për atë që lejohej nën regjimin,” shtoi një zëdhënës i Komisionit Evropian në një konferencë për shtyp.

Kompanitë mund të vazhdojnë të blejnë karburant rus ndërkohë që janë në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Moskës duke paguar në monedhën e rënë dakord në kontratat ekzistuese (shumica e kontratave të BE-së janë në euro ose dollarë) dhe duke deklaruar transaksionin të përfunduar kur ajo monedhë është paguar, jo pasi të konvertohet në rubla./albeu.com

Shtuar 17.05.2022 20:37