Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, z. Florian Bonjaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Krujë.
Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 537/2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cënueshëm vendimin në tërësinë e tij.
Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim të plotë, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivleresimit, z. Florian Bonjaku.