Kolesteroli i lartë te fëmijët jo vetëm i shëndosh, ja çfarë shkakton tjetër në shëndetin e tyre

Kolesteroli i lartë nuk është vetëm një problem tek të rriturit. Fëmijët që kanë prindërit ose anëtarë të tjerë të afërt të familjes kanë patur sulm në zemër ose kanë patur diagnostikim të bllokimit të arterieve apo sëmundjeve të tjera të enve të gjakut ose në rast se në rrethin më të ngushtë familjar ka histori të kolesterolit të lart, duhet të kryejnë analizën e kolesterolit duke filluar nga mosha 3 vjeçare.

Për fëmijët të cilët nuk kanë asnjë faktorë rreziku, rekomandohet të kryejnë test për kolesterolin ndërmjet moshës 9 dhe 11 vjeçare dhe ta përsërisin ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare.

Çfarë mund të shkaktojë kolesteroli i lartë tek fëmijët?

Shëndoshja nuk është shkaku i vetëm i kolesterolit të lartë tek fëmijët. Shkaqet e tjera përfshijnë diabetin, sëmundjen e mëlçisë, veshkat ose çrregullim të funksionimit të gjendrës tiroide.

Kolesteroli i lartë tek fëmijët zbulohet me anë të një testi të thjeshtë i cili kryhet nëpërmjet gjakut. Në rast se rezultatet tregojnë rritje të presionit të lartë të gjakut, është e rëndësishme që ky test të përsëritet pas disa kohësh në mënyrë që të vërtetohen rezultatet.

Zbulimi i hershëm i kolesterolit do ti tregojë mjekut pediatër se fëmijën duhet ta ketë nën kontroll dhe sa më shpejtë të ndryshojë mënyrën e jetesës (ushqimi, aktivitetet).


Shtuar 8.02.2022 22:55