Kokainë dhe hashash në shtëpi, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy vajza

Mbi 23 kilogramë kokainë dhe një hashash, të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan, u gjetën gjatë kontrollit të policëve në një shtëpi në Anzola, ku u arrestuan tre të rinj shqiptarë, një 27-vjeçar dhe dy vajza 24-vjeçare.

Gjithçka nisi nga një aksion pranë shtëpisë që çoi në ndalimin e të riut. Pas kontrollit iu gjet droga si dhe material ambalazhi dhe rreth katër mijë euro cash.

Në seancën e vlefshmërisë, përgjegjësinë për drogën e ka marrë 27-vjeçari Juljan Prini, i cili ka sqaruar se vajzat ishin si mikesha në shtëpinë e tij dhe se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike.

Të njëjtin version dhanë edhe dy të rejat, në gjykatë.

Më pas gjyqtari Alberto Gamberini, ka urdhëruar lirimin e tij, ndërkohë që ka vendosur ta lërë në burg 27-vjeçarin, por pa rrethanë rënduese të sasisë së konsiderueshme, në mungesë të këshillave toksikologjike. /albeu.com


Shtuar 6.08.2022 07:46