Një 27-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi dyshihet se trafikonte drogë.
Gjatë kontrolleve të Policisë, atij i’u gjet në cilësinë e provës materiale një sasi Kokainë, të cilën e kishte fshehur në kaskën e motorit.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në kaskën mbrojtëse të motomjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë./albeu.com