Kokaina në Durrës, Hoxha: Jemi kompletuar si bazë operacionale e narkotrafikut

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me kapjen e 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, duke nënvizuar se jemi të kompletuar si vend për të qenë një bazë operacionale e narkotrafikut.

Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Hoxha thekson se deri tani kishim sekuestruar sasi të mëdha kokaine në hyrje, tashmë kapem një ngarkesë të madhe me kokainë në dalje.

Sipas tij, ky nuk është rasti i parë, po kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur në dalje.

“Vetëm pesë ditë më parë, autoritetet italiane në Brindizi, kapen një sasi kokaine prej disa kilogramësh në një kamion që kishte hyrë në Itali me traget nga porti i Vlorës. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të dytë, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgjë”, shkruan ai.

Po ashtu, thekson se bashkë me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H., nga Vlora, një personazh i arrestuar dhe më parë nga policia shqiptare për trafik narkotikësh.

Reagimi i plotë

Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut…
Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…
Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…
Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.
Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….


Shtuar 18.06.2021 22:13