Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Tre yjet”, në kuadër të të cilit ranë në pranga tre persona dhe u sekuestrua një sasi kokaine.
Ndër të arrestuarit është edhe Robert Domi, për të cilin bëhet me dijse se është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.
Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra dhe tani është pedagoge.
Djali i saj u vu në pranga së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.
Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.
Në pranga ranë gjithashtu edhe Genis Mustafa dhe Andrea Dema.