Gara për kreun e SPAK, Adnan Xholi: Koha që SPAK të bëjë hapa para, duhen hetime konkrete dhe të shpejta

Ditën e sotme po mbahet seanca nga KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Senaca ka nisur me kandidatin e parë Adnan Xholi, i cili fillimisht tha se nuk kishte asnjë konflikt me asnjë nga anëtarët duke treguar dhe qëllimin e tij se pse ai duhet të zgjidhet në krye të SPAK.

Më tej Xholi ka dhënë dhe disa informacione mbi postet që ka mbajtur deri më tani.

Adnan Xholi: Nuk jam në konflikt interesi me asnjë nga anëtarët. vlerësoj se plotësoj kriteret me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe hetimore falë sistemit të drejtësisë siç është SPAK. Kjo Prokurori është efektivë falë punës tuaj të palodhur dhe ndihmesës së ndërkombëtarëve. Trupa e SPAK është më profesionalja në Republikë. Jam krenar që punoj me ta. Por duhet luftë pa kompromis ndaj korrupsionit të niveleve të larta dhe krimit të organizuar. Por për t’u përballur me publikun duhen hetime konkrete në një kohë të shpejtë dhe duke u bazuar vetëm në prova. Vij sot këtu si kandidati që kam 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka rritje konsistente. E kam nisur nga roli bazë duke ngjitur shkallët e karrierës. Pas përfundimit të studimeve jam titulluar në Tepelenë si OPGJ. Më pas, kam qenë drejtues dhe zv.drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës. Kam qenë edhe drejtor i Krimeve të Rënda. Po ashtu, drejtor në disa drejtori. Më kanë dhënë munësinë që të luftoj dhe konsolidoj bashkëpunimin me ndërkonbëtarët. Ju bëj me dije se krahas eksperiencës kam dhe një të pashkëputur në fushën akademike. Jam i pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe i të drejtës penale në disa universitete të vendit./albeu.com