“Koha e referendumit po vjen përgjithmonë”, Meta: Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shprehet se koha e referencumit po vjen përgjithmonë.

Ish-presidenti shton se koha kur pakica vendoste pas shpinës së shqipëtarëve ka përfunduar dhe se së bashku do t’i jepet fund kapjes së shtetit.

Meta u shpreh se do të bashkëpunohet me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar për dy dekada nga oligarkët.

Reagimi i plotë i Metës:

Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!

Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!

Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada.

Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.

Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit./albeu.com