Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Më 2 maj, besimtarët myslimanë do të celebrojnë një muaj pas agjërimit dhe faljes së namazit të teravitëve, traditë e këtij Muaji të Shenjtë.
Ceremonia, ashtu si çdo vit zhvillohet me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët drejtohen për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve, ndër to, edhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe njerëzve të dashur.