Klodiana Lala, duke folur për hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, deklaroi se Erion Veliaj dhe familjarëve të tij po u hetohet pasuria.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha gjithashtu se ka drejtues mediash që janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar banesat.
“Zoti Veliaj është nën hetim bashkë me familjarët. Po i hetohet pasuria, kërkon pak më shumë kohë. Janë disa letërporosi të dërguara në vende të BE, për disa transaksione. Nuk e di çfarë do të rezultojë. Po kryhet procedura dhe të shohim. Nëse SPAK nuk sqaron rolin e Veliajt, apo zyrtarëve të tjerë, zotit Peleshi, zotit Gjiknuri, që kanë patur edhe këta kontakte. Kur të sqarohet roli i këtyre. Ka dalë dokumenti që ka hetim pasuror ndaj Veliajt.
Disa pronarë, mund ti quajë kështu, u është bërë kontroll. Mos më kërko emra, jam e kujdesshme, duhen parë nëse janë kontrata reklamash apo para të tjera. Nëse nuk është reklamë hyn te korrupsioni dhe pastrimi i parave. Drejtues të mediave janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar banesat”, tha Rakipi.