Klodiana Lala “hap kartat”: Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se oficeri i operacionales, Jeton Lami, do të flasë në polici, ai rrezikon “të trazojë” gjithë policinë, politikën dhe biznesin.

Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku është shprehur se agjenti i Forcës së Posaçme Operacione, Jeton Lami, i cili ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn dhe ndodhet në burg, nuk do të flasë para autoriteteve.

“Çështja është se Jeton Lami, ka heshtur deri më tani dhe mendoj se nuk do të flasë, sepse po foli nuk do të mbetet te skuadra e Posaçme Operacionale kjo histori do shkojë në nivele të larta të policisë, deri në nivele të larta politike dhe deri tek njerëzit njohur të biznesit”, tha ajo.

Më tej gazetarja theksoi se Lami ishte potencialisht i rrezikuar për t’u vrarë sepse ai kishte të gjithë informacionet për Ervis Martinajn.

“Jeton Lami është shpëtuar brenda në burg. Ai ishte potencialisht njeri i rrezikuar për  t’u vrarë dhe në njëfarë mënyre shteti e mori e arrestoi dhe e shpëtoi. A do ta bindin autoritetet që ai të flasë sepse është njeriu që ka pasur të gjithë informacionet, janë eksponentë të njohur të botës së krimit, ish-ushtarakë të lartë, ish-efektivë të RENEA-së që e kanë shoqëruar Vis Martinajn”, u shpreh Lala./albeu.com/