KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Kliton Spahiu

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për shkarkimin e magjistratit Kliton Spahiu.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit akuzohet për korrupsion. Ai u bë i njohur për vajtjen në Spanjë bashkë me dy gjytarë të tjerë për të parë një ndeshje të “El Classico”, udhëtim i paguar nga një biznesmen.

Tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me 4 vite shërbim prove./albeu.com

 


Shtuar 2.06.2021 12:51