Klevis Balliu: SPAK ka hetuar vetëm 3 javë për Erion Veliajn dhe ka mbyllur çështjen, si është e mundur?

Koordinatori Rajonal i Tiranës në PD, Klevis Balliu, ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme, hetime të thelluara ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Sipas Balliut, “Sot, ka vetëm 9-të shkolla të ndërtuara me këtë taksë antikushtetuese, nga 15-të të premtuara. Një pjesë të fondeve, afro 6 milionë euro, janë çuar nga kryetari Veliaj tek organizata “5D”, tek inceneratori i Tiranës sepse, ai është pronar faktik i tij”.

Gjithashtu, Balliu i drejtohet SPAK: Ke hetuar vetëm 2 jave për Veliajn dhe vendosët ta pushoni çështjen. Shumë mirë! Po si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Berishën, ish-Kryeministrin e vendit, denoncues i të gjithë aferave kriminale dhe korruptive-nga avionët me drogë ne Divjakë, e deri tek inceneratoret dhe pa një provë apo fakt e vendosni nën arrest?

DEKLARATA:

Më 9 shkurt 2024, në emër të Partisë Demokratike, kam depozituar në SPAK një kallëzim penal kundër Erion Veliajt, lidhur me taksën e infrastrukturës arsimore, paratë e së cilës, Veliaj i ka shpërdoruar, i ka vjedhur.

Pavarësisht provave, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, që do ta kishte zili çdo prokurori e globit, SPAK, brenda dy javëve pasi ka marrë dokumentacionin, ka nisur procedurat, ka kryer hetimet, ka bërë verifikimet, pa më pyetur kurrë mua si kallëzues, dhe ka vendosur që nuk ka asnjë provë.

Pas këtij hetimi blic, SPAK ka mbyllur çështjen ndaj Lalit “5D”.

Sot, ka vetëm 9-të shkolla të ndërtuara me këtë taksë antikushtetuese, nga 15-të të premtuara. Një pjesë të fondeve, afro 6 milionë euro, janë çuar nga kryetari Veliaj tek organizata “5D”, tek inceneratori i Tiranës sepse, ai është pronar faktik i tij.

Ky “hetim” i bërë shpejt e shpejt si asnjë herë dhe asnjë hetim më parë, është siguresa që Veliaj të rrijë i qetë e të vjedhë pa u trazuar, është prova e kristaltë që SPAK nuk është për të hetuar kreun e organizatës kriminale “5D”.

Ky institucion ekziston vetëm për të shpëtuar kapon e hajdutëve të Tiranës.

Jam këtu para Prokurorisë Speciale, e cila sapo ka mbyllur një hetim ‘special’, si vetja, për vetëm dy javë, pas një kallëzimi për shpërdorim dhe vjedhje të taksës së infrastrukturës arsimore nga Speciali tjetër, apo SpecLali, Erion Veliaj.

Një pyetje për SPAK:

Ke hetuar vetëm 2 jave për Veliajn dhe vendosët ta pushoni çështjen. Shumë mirë!

Po si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Sali Berishën, liderin e opozitës, ish-Kryeministrin e vendit, denoncues i të gjithë aferave kriminale dhe korruptive-nga avionët me drogë ne Divjakë e deri tek inceneratoret – dhe pa një provë apo fakt e vendosni nën arrest?

Ky është SPAKU, institucioni i ngritur për të shpëtuar qytetarët nga sulmi i të korruptuarve, që është kthyer në mbrojtës të të korruptuarve nga të revoltuarit.


Shtuar 20.04.2024 15:20