“Kjo shtëpi ka qëndruar krah jush”, kryetarja e Parlamentit Europian: Rrgëtimi i Kosovës vazhdon

Në Parlamentin Europian Kosova dhe tensionet e fundit janë bërë një nga temat e ditës, teksa ka mbajtur një fjalim edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkohë, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka theksuar sot nevojën e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

 “Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat për ngjarjet e fundit në vendin tuaj mund të ketë për stabilitetin e rajonit, si dhe nevojës së vazhdueshme të BE-së që të vazhdoj të theksoj dobitë e deeskalimit të krizave të tilla. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi e mirëpret përpjekjet e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat dhe nevojën për të ndërmarrë hapa për të qetësuar tensionet dhe bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Metsola ka shprehur ndër të tjera edhe përkrahjen për rrugën integruese të Kosovës në BE.

“Kjo shtëpi ka qëndruar përkrah jush kur ka qenë e pamundur dhe tashmë dueht të theksojmë sa larg ka shkuar Kosova. Liberalizimi i vizave ka qenë i mundshëm, por tani mund të jemi krenar që më 1 janar të vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të kenë edhe këtë liri. Demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i së drejtës janë vlera fundamentale që kjo shtëpi e parlamentit qëndron fuqimisht”, ka thënë ajo.

 


Shtuar 14.06.2023 12:55