Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit, po mban zgjedhjet primare brenda strukturave, për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Albeu.com ka siguruar pamje të fletës së votimit që po përdoret sot gjatë këtyre primareve.
Procesi ka nisur mëngjesin e sotëm në 9 qendra dhe pritet të përfundojë në orët e pasdites.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur edhe një reagim në faqen e tij në Facebook lidhur me këto zgjedhje.
“Sot demokratët dhe demokratet e 6 degeve te Partise Demokratike votojne ne Primare! Zoti e bekofte voten e tyre te lire”, shkruan Berisha./albeu.com/