Kjo është bima e cila pastron ajrin dhe mund të qëndrojë një kohë të gjatë pa ujë

E quajnë “lulja e gjarprit” ose dracaena.

Mjafton vetëm pak kujdes që dracaena të zhvillohet mirë dhe gjatë të jetë aleati juaj kryesor në mbajtjen e ajrit të pastër në shtëpi.

Dracaena nuk mund ta përballojë direkt dritën e diellit, do të ketë djegie në fletë. Megjithatë, nuk mund të zhvillohet pa dritë, mirëpo mungesa e dritës i bën fletët të zverdhura.

Kjo bimë rezistuese u përshtatet lehtë hapësirave të mbyllura, ndonëse ka “imazh” tropikal.

Meqenëse mund të zgjerohet pothuajse në formën e shkurres, më së shpeshti zhvillohet si pemë, andaj zë shumë pak vend.

Si kultivohet dracaena

Mund të përballojë gjatë pa ujë, por nuk e do ujitjen e tepruar si edhe acarin e fortë. Temperatura minimale duhet të jetë midis 15 dhe 20 gradë.

Ajo kurrë nuk pëson për shkak të dheut të thatë, por kur e ujitni tepër – kalbet, ndërsa fletët i zverdhen. Rrymat e ftohta të ajrit dhe dheu i lagësht janë armiqtë më të mëdhenj të dracaenës.

Duhet ta spërkatni vetëm dimrit madje kur, për shkak të ngrohjes, temperatura është më e lartë se 20 gradë, ndërsa verës më rrallë. Nëse hapësira verës është e klimatizuar, spërkatja nuk rekomandohet.


Shtuar 4.11.2022 10:53