Teksa PD po kalon një krizë të brendshme, duket se një zgjidhje e mundshme po vjen edhe nga jashtë vendit. ABC mëson se ish-eurodeputeti Elmar Brok ka mbërritur në Tiranë për të negociuar me palët, për të gjetur një zgjidhje mes tyre.
Ish-Eurodeputeti i CDU, mësohet se do zhvillojë takime me përfaqësues të PD dhe anëtarë të Komisionit te Rithemelimit.
Deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, por bashkë me të kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga ideja e tij për të marrë kryesimin e partisë.