Rakipi pyet Fevziun për kullat në PD: Pronarët janë kushërinjtë e tu, a është dakord Basha? Flet moderatori

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, për një projekt kullash në selinë e PD, që qarkulloi me bujë ne media.

Pronarët e truallit janë kushërinj të Fevziut, ndaj ai zbuloi aq detaje sa dinte për rastin në fjalë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Doli një projekt 4 freedoms, për kulla te selia e PD. Ish pronarët janë të afërm të tutë?

Blendi Fevziu: Janë degë e të njëjtës familje.

Ylli Rakipi: Keni ndonjë informacion?

 Blendi Fevziu: Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe.

Ylli Rakipi: Xhamia nuk prishet?

Blendi Fevziu: Jo. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.

Ylli Rakipi: Kërkesën duhet ta bëjë PD, sepse është institucion, kështu e përshkroi nënkryetari i Bashkisë. E para që duhet të tërhiqet është PD. Nëse kushërinjtë e tu kanë këtë ide, me siguri kanë vajtur në PD së pari. Di gjë për këtë?

 Blendi Fevziu: Nuk di gjë për këtë. Prona u është kthyer por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it.

Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.

Ylli Rakipi: Pra ke idenë Fevzi që do të bëhet shtëpia e lirisë?

Blendi Fevziu: Edhe mund të bëhet. Si projekt më duket i bukur. 1.4 milionë projekti tha nënkryetari. Nuk e di kush është porositësi i projektit. Ajo shtrihet nga xhamia deri në zonën ku fillon Katedralja dhe banka. Është deri në zonën e Kalasë.

Ylli Rakipi: Pra, po u ndërtuan gjithë këto, bëhet edhe një qeverisje e përbashkët…

Blendi Fevziu: Nuk e di këtë se do të kërkojë pak kohë që të ndërtohet. Lejen e kësaj e jep Edi Rama, jo Basha.

Ylli Rakipi: Fjala është, a e ka kërkuar Basha?

Blendi Fevziu: Duhet pyetur ai për këtë./albeu.com/

Shtuar 17.01.2022 22:40