Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë vetëm 16 ditë pasi u emërua, për shkak të humbjeve që po pësojnë forcat ruse në Ukrainën lindore.
Mediat raportojnë se presidenti rus ka shkarkuar nga detyra gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov për shkak të dështimit të forcave ruse për të mbajtur pjesë të mëdha të territorit ukrainas në ditët e fundit. Në kundërsulmin e forcave ukrainase, trupat ruse u shtynë pothuajse në kufi dhe dyshohet se lanë pas tanke, armë dhe furnizime.
Disa burime perëndimore pohojnë se ushtarët rusë u larguan nga pozicionet e tyre, duke lënë pas edhe rrobat e trupit.