Policia e Pogradecit ka nisur hetimin për administratorin e një subjekti pasi kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
“Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Pogradecit, në lagjen nr. 1, përgjatë bregut të liqenit, u lirua hapësira publike, me heqjen dhe sekuestrimin e 21 shezlongëve dhe çadrave, që ishin vendosur pa lejen përkatëse”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.
Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.