Kishte të magazinuara rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe pezullon përkohësisht aktivitetin e “Albchrome” në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka vendosur masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit ndaj kompanisë “Albchrome”, pas një kontrolli të ushtruar në njësinë e saj në Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e IKMT-së në Elbasan, kreu inspektim me fokus menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve industriale.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti kishte të magazinuara rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të cilat rezultojnë nga sistemi i pluhurit të kapsit.

Autoritetet bëjnë me dije se për këtë sasi mbetjesh, të klasifikuara si të rrezikshme, kompania nuk dispononte kontrata për transferimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, IKMT ka vendosur gjobë në vlerën 4,000,000 lekë, si dhe pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve në përputhje me kërkesat ligjore.

Njoftimi:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”. Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre. Në zbatim të ligjit, IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4,000,000 lekë. Gjithashtu, është marrë edhe dënimi administrativ me pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.


Shtuar 28.05.2026 09:39

jojobetjojobetjojobetjojobetgalabetMadridbetMadridbetcasibomjojobet girişJojobetgalabetjojobetjojobetromabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibommatbet