Kishte të drejtë të shpezonte 300 euro por harxhoi 850 euro, Kryeministrja finlandeze zotohet t’i kthejë paratë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është zotuar të ripaguajë shpenzimet e shujtës së mëngjesit në një përpjekje për të përmbajtur pasojat nga zbulimet në lidhje me mëngjeset e subvencionuara të familjes së saj.

Kryeministrja 35-vjeçare sqaroi se nuk do të kërkonte më shpenzime të tilla pasi u zotua gjatë fundjavës të paguante mbi 14,000 euro (12,46,613 INR) që ajo kishte marrë si kompensim për mëngjeset dhe vaktet e ftohta.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka pohuar se “meqenëse ka pyetje të hapura në lidhje me shtesën e vaktit, unë do t’i paguaj vetë shpenzimet”, raporton republicworld.

Më vonë në një intervistë me transmetuesin MTV3, ajo shtoi, “Unë nuk kam ndërmend të përdor kompensimin e vaktit në të ardhmen, edhe nëse vendoset të jetë në përputhje me rregulloret”.

Ndryshe, Marin u përball me reagime të ashpra pasi kishte shpenzuar 850 euro për një muaj në ushqimin e mëngjesit, gati tre herë më shumë se sa duhet, gjegjësisht ajo ka të drejtë të shpenzojë 300 euro në muaj.


Shtuar 3.06.2021 14:39