Kishte kultivuar kanabis në fshat, arrestohet 38-vjeçari në Përmet

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike në tokat e fshatit. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.

Policia ka arrestuar edhe një 43-vjeçar për dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë:

Përmet.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në fshatin Senican, Këlcyrë, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.

———————–

Gjithashtu, ushtroi dhunë psikologjike ndaj babit të tij, arrestohet në flagrancë  43-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit J. S., 87 vjeç, banues në Përmet.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 15:54