Kishte kthyer lokalin në teritor droge: Arrestohet 36 vjeçari, çfarë u sekuestrua

Policia e Fierit  në bashkëpunim me Shqiponjat ka arrestuat një 36 vjeçar pasi kishte ktheyer lokalin në një bazë për përdorim droge.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe  650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

U sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.


Shtuar 26.03.2021 10:14