Kishte gati drogën për t’ia shitur një të mituri, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeç.

Gjithashtu, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 47 vjeç, banues në Patos, pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, një shtetase 30 vjeçe.

Të lidhura

None found

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 12:41