Denalda Çezma e cila akuzohet për bashkëpunim në pengmarrjen e Ermil Sorrës, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës.
Çezma ka dalë para trupës gjykuese me pizhame dhe dukej e shpërqëndruar.
37-vjeçares do t’i komunikohet sot masa e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për pengmarrësit, ndërsa në bashkëpunim është arrestuar Shkëlqim Koçeku dhe është shpallur në kërkim Sulltan Picari.
Kujtojmë se pengmarrja u bë pasi Sorra i kishte marrë rreth 20 mijë euro borxh dhe nuk ia kishte kthyer më Denaldës./albeu.com/