Kishte dhe 5 ditë të mbetura nga vuajtja e dënimit, policia arreston vlonjatin e shpallur në kërkim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 50-vjeçar nga Vlora i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte dhe 5 ditë për të përfunduar dënimin e tij.

Ky shtetas ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. Sh., 50 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2022, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer dhe 5 ditë burgim, nga dënimi”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 28.05.2022 12:24