Kishte 20 mijë paund borxh, shqiptari kapet duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Britani (EMRI)

Julian Bushgjokaj, me origjinë shqiptare është është dënuar me 2 vite burg, pasi u kap duke u ‘kujdesur’ për një fermë kanabisi.

Emigranti shqiptar po kujdesej për 144 bimë kanabisi në një fabrikë të sofistikuar në disa dhoma të një shtëpie në Hull.  Sipas mediave britanike, 30-vjeçari po punonte për të shlyer një borxh prej 20,000 paund.

Të lidhura

None found

Në seancën gjyqësore, Bushgjokaj pranoi se ka filluar të ‘kujdesej’ për herë të parë për fermën e kanabisit më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë kontrollit fizik në 12 dhomat e improvizuara, policia  sekuestroi 114 bimë kanabisi.

Bushgjokaj i tha policisë se i detyrohej 20 mijë paund për transportin e tij në këtë vend dhe se kishte rënë dakord të kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer borxhin./Albeu.com/


Shtuar 13.05.2023 13:16